Juventusi e mbylli këtë edicion të Serisë A në vendin e katërt dhe me një humbje mbrëmë ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-0 në stadiumin “Artemio Franchi”. Menjëherë pas disfatës ndaj ekipit vjollcë, në sallën e konferencës për shtyp, ka folur trajneri Masimiliano Alegri ku ka bërë edhe një analizë për këtë vit për bardhezinjtë:
Humbja ndaj Fiorentinës – “Mund edhe të përmirësoheshim gjatë ndeshjes me aksionet e ndryshme. Vinim nga një javë me festime pas lamtumirave të disa lojtarëve që nuk do të jenë pjesë e jona. Sonte nuk kishte asnjë llogari. Humbja është pa dhimbje, por po flasim për një Fiorentinë të organizuar që është rikthyer në Europë dhe duhet t’i përgëzojmë.”
Titulli kampion – “Mëkat që nuk e fituam ne.”
Merkato – “Do të jetë një merkato që duhet respektuar dhe do të shohim se çfarë do të përmirësojmë. Nga nesër do të mendojmë për merkaton, ka shumë lojtarë që janë në largim, por duhet të jemi të qartë dhe të qetë në këtë aspekt.”, përfundoi Alegri.
– Arena e Lajmit

Loading…