Parashikimi i motit për sot, 21 prill 2026

Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut priten të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, në veriperëndim dhe perëdim në oprët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në Alpe dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi
deri në 14 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×