E pazakontë në Lushnje! Gjendet i hapur një varr. Ja dyshimet

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në varrezat e qytetit të Lushnje, ku punonjësit e shërbimeve të bashkisë kanë konstatuar mëngjesin e sotëm një varr të hapur gjatë natës.

Sipas informacioneve paraprake, varri i përket një gruaje e cila ka ndërruar jetë rreth 17 vite më parë. Pasi është konstatuar dëmtimi, punonjësit kanë njoftuar menjëherë policinë dhe më pas kanë mbyllur sërish pjesën e hapur të varrit.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet dhe kanë marrë në pyetje punonjësit e shërbimeve si edhe rojen e natës për të mësuar nëse është vërejtur ndonjë lëvizje e dyshimtë.

Deri më tani nuk ka një pistë zyrtare për ngjarjen, por një nga dyshimet që po hetohet është mundësia që varri të jetë hapur për të marrë sende me vlerë, si bizhuteri apo flori.

Autoritetet po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti të pazakontë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×