“Kontrata u lidh me një shoqëri që nuk ekzistonte”/ “Në Shënjestër” zbardh dosjen e SPAK për aeroportin e Vlorës: Rama dhe Balluku ishin në dijeni…

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi detaje nga dosja e SPAK mbi aferën e Aeroportit të Vlorës, që lidhen me shkeljet e procedurave të tenderit i cili rezultoi pa garë dhe i inicuar nga qeveria.

Në materialin e publikuar gjatë emisionit “Në Shënjestër”, SPAK ka zbuluar se  kontrata do të negociohej direkt mes qeverisë dhe tre kompanive turke, procedurë që do të ndiqej nga komisioni i negocimit të kontratës, i ngritur me urdhër të Kryeministrit.

Në shkeljen e parë, të evidentuar nga SPAK, rezulton se Komisioni i dhënies me koncension, nuk ka konsideruar faktin se një nga tre operatorët nuk kishte firmosur autorizimin për përfaqësuesin e grupit koncensionar i cili do të nënshkruante kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës, që në këtë rast ishte shtetasi Valon Lluka.

Sipas dosjes, të cilën emisioni ‘Në Shënjestër’ ka siguruar, rezulton se ka qenë pikërisht kompania ‘2A Group’ e Valon Ademit, e cila nuk ka firmosur prokurën që autorizonte një nga shoqëritë për të krijuar bashkimin e përkohshëm të operatorëve për pjesëmarrjen në garën për koncensionin e Aeroportit të Vlorës.

Jo vetëm kaq, por ashtu siç do të tregojmë në vijim, në kohën kur Edi Rama dhe Belinda Balluku, pra në muajin mars të vitit 2021, shpallën lidhjen e kontratës me shoqërinë koncensionare, kjo shoqëri ende nuk ekzistonte zyrtarisht.

Sipas të dhënave nga QKB, kompania ‘Vlora International’ u themelua zyrtarisht në datën 17 maj 2021, apo disa javë pasi Kryeministri dhe zëvendësja e tij kishin njoftuar lidhjen e kontratës për dhënien me koncension të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.

Shoqëri që në statut parashikonte si objekt të veprimtarisë edhe ‘projektimin’ si një nga veprimet e saj të para, proces për të cilin emisioni ‘Në Shënjestër’ do të hedhë dritë në vijim.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se kapitali themeltar i shoqërisë në fjalë ishte vetëm 10 mijë euro.

Ku edhe në këtë rast, procedura e koncensionit të Aeroportit të Vlorës është e ngjashme me atë të koncensionit të Inceneratorit të Tiranës, ku kompania fituese u regjistrua në QKB në ditën që u lidh kontrata koncensionare.

Por në këtë rast, situata është dhe më flagrante, pasi një nga ortakët e shoqërisë koncensionare ‘Vlora International Airport’, pranon se kontrata është lidhur më datë 20 Prill 2021 mes aksionerëve të ‘Vlora International Airport’ dhe qeverisë shqiptare.

Në këtë pikë, i mbetet po SPAK të hetojë, nëse nga Kryeministri, Zv/Kryeministrja dhe një seri zyrtarësh, janë kryer apo jo shkelje të ligjit, duke lidhur kontratë me tre kompanitë aksionere të shoqërisë ‘Vlora International Airport’, kur ndërkohë kjo shoqëri nuk ekzistonte.

Pra, të dhënat e SPAK nuk tregojnë asgjë tjetër vetëm se ‘2A Group’ nuk kishte firmosur prokurën për të autorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik,

por njëkohësisht kontrata u nënshkrua mes aksionerëve të shoqërisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës pa u themeluar ende kompania koncensionare.

Fakti i dytë penal është ai se Komisioni i dhënies me koncension, ka injoruar një nga kriteret e dokumenteve standarde të tenderit, atë për ‘Kapacitetin ekonomik dhe financiar’.

Sipas të dhënave të dosjes, rezulton se të treja kompanitë, ‘Mabco Construction’, ‘2A Group’ dhe kompania turke ‘YDA Group’, nuk kanë dorëzuar bilancet financiare sipas kërkesës së bërë nga dokumentet standarde të tenderit.

Elementi i tretë, që përbën shkelje penale sipas SPAK, është fakti se përsëri komisioni i koncensionit ka toleruar kompanitë fituese të garës, të cilat nuk kanë përmbushur pikën 2.3  të dokumenteve standarde të tenderit, ku është kërkuar që secili aksioner duhet të paraqiste në mënyrë të detajuar strukturën e kapitalit deri te përfituesi fundor.

As kompania e Pacollit dhe as ‘YDA Group’ nuk  e kanë përmbushur këtë kriter. Dhe mos përmbushja e këtij kriteri përbën shkelje ligjore, e cila është kryer nga anëtarët e komisionit të dhënies me koncension të Aeroportit të Vlorës.

Shkelja e katërt e kryer nga komisioni, lidhet përsëri me pikën 2.3 të dokumenteve standarde të tenderit, mbi kapacitetin tenknik, nënpika 4.

Pjesë nga dokumentari

Garë për tenderin e Aeroportit të Vlorës e cila u hap më 20 dhjetor 2019.

Ku kompanitë e interesuara do të kishin afat të dorëzonin ofertat e tyre deri në 12 mars 2020.

Pra për një afat kohor më pak se 3 muaj.

Por edhe pse tenderi u hap në dhjetor të vitit 2020, ajo që u pa në vazhdim ishte se deri në marsin e vitit 2021, tenderi u zvarrit me anë të disa vendime të Belinda Ballukut.

E cila e pezulloi procedurën për shkak të pandemisë covid-19.

Si dhe nga ana e Agjencisë së Prokurimit Publik, për shkak të një ankese të bërë nga një operator i intreresuar, por që më pas nuk mori pjesë në këtë proces.

Por pavarësisht zvarritjeve në muajin mars të vitit 2021, qeveria shpalli fituesin e koncensionit, që do të ishte bashkimi i tre kompanive: ‘Mabco Construction’, ‘2A Group’ dhe ‘YDA Group’.

Kontrata formale e cila u finalizua në 20 prill 2021.

Por ndërsa tashmë qeveria Rama kishte lidhur një marrëveshje me koncensionarin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, pikërisht në këtë kohë një tjetër kompani tjetër, për të cilën do të flasim më gjerësisht në vijim, ‘AL-DE Corporation’, depozitoi në SPAK një kallëzim pikërisht për atë që ishte fiktiviteti i garës.

Kallëzim i depozituar mbi bazën e të cilit në vitin 2021, Prokuroria e Posaçme kreu një seri hetimesh, duke marrë të pandehur 7 zyrtarë.

Akuza ishte për veprën penale të ‘Shkeljes së barazisë në Tendera’.

Emisioni ‘Në Shënjestër’ që ka zbardhur një pjesë të akuzës, përfshi edhe episode ku dyshohet se zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë kryer shkelje të rënda të detyrës.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se anëtarët e komisionit së dhënies me koncension/PPP, nuk kanë konstatuar mungesën e dokumentacionit të nevojshëm të bashkimit të operatorëve ekonomikë fitues ‘Mabco Construction SA-YDA Group’ dhe ‘2A Group’ shpk, por e kanë kualifikuar dhe shpallur më pas fitues në kundërshtim me rregullat e procedurës konkuruese.

Por le të ndalemi më konkretisht te këto shkelje, se si gara ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, përfundoi në fiktive.

Në shkeljen e parë, të evidentuar nga SPAK, rezulton se Komisioni i dhënies me koncension, nuk ka konsideruar faktin se një nga tre operatorët nuk kishte firmosur autorizimin për përfaqësuesin e grupit koncensionar i cili do të nënshkruante kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës, që në këtë rast ishte shtetasi Valon Lluka.

Sipas dosjes, të cilën emisioni ‘Në Shënjestër’ ka siguruar, rezulton se ka qenë pikërisht kompania ‘2A Group’ e Valon Ademit, e cila nuk ka firmosur prokurën që autorizonte një nga shoqëritë për të krijuar bashkimin e përkohshëm të operatorëve për pjesëmarrjen në garën për koncensionin e Aeroportit të Vlorës.

Jo vetëm kaq, por ashtu siç do të tregojmë në vijim, në kohën kur Edi Rama dhe Belinda Balluku, pra në muajin mars të vitit 2021, shpallën lidhjen e kontratës me shoqërinë koncensionare, kjo shoqëri ende nuk ekzistonte zyrtarisht.

Sipas të dhënave nga QKB, kompania ‘Vlora International’ u themelua zyrtarisht në datën 17 maj 2021, apo disa javë pasi Kryeministri dhe zëvendësja e tij kishin njoftuar lidhjen e kontratës për dhënien me koncension të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.

Shoqëri që në statut parashikonte si objekt të veprimtarisë edhe ‘projektimin’ si një nga veprimet e saj të para, proces për të cilin emisioni ‘Në Shënjestër’ do të hedhë dritë në vijim.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se kapitali themeltar i shoqërisë në fjalë ishte vetëm 10 mijë euro.

Ku edhe në këtë rast, procedura e koncensionit të Aeroportit të Vlorës është e ngjashme me atë të koncensionit të Inceneratorit të Tiranës, ku kompania fituese u regjistrua në QKB në ditën që u lidh kontrata koncensionare.

Por në këtë rast, situata është dhe më flagrante, pasi një nga ortakët e shoqërisë koncensionare ‘Vlora International Airport’, pranon se kontrata është lidhur më datë 20 Prill 2021 mes aksionerëve të ‘Vlora International Airport’ dhe qeverisë shqiptare.

Në këtë pikë, i mbetet po SPAK të hetojë, nëse nga Kryeministri, Zv/Kryeministrja dhe një seri zyrtarësh, janë kryer apo jo shkelje të ligjit, duke lidhur kontratë me tre kompanitë aksionere të shoqërisë ‘Vlora International Airport’, kur ndërkohë kjo shoqëri nuk ekzistonte.

Pra, të dhënat e SPAK nuk tregojnë asgjë tjetër vetëm se ‘2A Group’ nuk kishte firmosur prokurën për të autorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik,

por njëkohësisht kontrata u nënshkrua mes aksionerëve të shoqërisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës pa u themeluar ende kompania koncensionare.

Fakti i dytë penal është ai se Komisioni i dhënies me koncension, ka injoruar një nga kriteret e dokumenteve standarde të tenderit, atë për ‘Kapacitetin ekonomik dhe financiar’.

Sipas të dhënave të dosjes, rezulton se të treja kompanitë, ‘Mabco Construction’, ‘2A Group’ dhe kompania turke ‘YDA Group’, nuk kanë dorëzuar bilancet financiare sipas kërkesës së bërë nga dokumentet standarde të tenderit.

Elementi i tretë, që përbën shkelje penale sipas SPAK, është fakti se përsëri komisioni i koncensionit ka toleruar kompanitë fituese të garës,

të cilat nuk kanë përmbushur pikën 2.3  të dokumenteve standarde të tenderit, ku është kërkuar që secili aksioner duhet të paraqiste në mënyrë të detajuar strukturën e kapitalit deri te përfituesi fundor.

As kompania e Pacollit dhe as ‘YDA Group’ nuk  e kanë përmbushur këtë kriter. Dhe mos përmbushja e këtij kriteri përbën shkelje ligjore, e cila është kryer nga anëtarët e komisionit të dhënies me koncension të Aeroportit të Vlorës.

Shkelja e katërt e kryer nga komisioni, lidhet përsëri me pikën 2.3 të dokumenteve standarde të tenderit, mbi kapacitetin tenknik, nënpika 4.

Shkeljet në tender

Sipas kriterit, kompanitë pjesëmarrëse në garë do të duhet të deklaronin se:

‘Kishin rinovuar dhjetë pista avionësh në 10 vitet e fundit, kishin ndërtuar të paktën 2 terminale në 15 vitet e fundit, kishin zgjeruar apo rinovuar 10 terminale në 10 vitetet e fundit dhe kishin ndërtuar të paktën 1 kullë trafiku ajror në 15 vitet e fundit.

Por po të shikojmë as ky kriter nuk është plotësuar nga  asnjë pre kompanive pjesëmarrëse në garën për aeroportin e Vlorës.

Po pavarësisht këtyre shkeljeve, fitues u shpallën tre kompanitë, të cilat duket se ishin paracaktuar.

Ndërsa SPAK deri më tani, ka marrë të pandehur për ‘shkelje të barazisë në tendera’  7 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Por përtej hetimit të SPAK, emisioni ‘Në Shënjestër’ zbulon se shkeljet e raportuara nga hetimet e deritanishme, janë vetëm maja e ajsbergut.

Me fakte, do t`ju tregojmë se edhe koncensioni i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, është një aferë e ngjashme si ajo e Tunelit të Llogarasë ku ish-zv/Kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur, apo si ajo e tenderit të Porto Romanos, që tashmë ka dështuar si procedurë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×