“Slot nuk preket”, Liverpool beson te holandezi, ndryshime me “pikatore” në skuadër

“Arne Slot nuk preket”, ky është lajmi i bërë publik nga Sky Sport UK. Të kuqtë po mbyllin një sezon pa trofe, por të paktën për momentin ndodhen në zonën Champions, me sa duket kaq mjafton për të mbajtur holandezin në stol. Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një takim kokë më kokë me Arne Slot duke i dhënë besim, duke e konfirmuar në krye të ekipit edhe në kuadër të sezonit të ri. Slot zbarkoi në Liverpool dy vite më parë duke zëvendësuar Klopp. Impakti i tij në skuadër ishte i jashtëzakonshëm duke fituar titullin në Premier League, por gjëra nuk shkuan si duhet këtë sezon, për më tepër pasi investuan miliona në treguan e transferimeve.

Ekipi anglez doli nga Champions në fazën çerekfinale duke u dorëzuar përballë PSG, ndërsa në Premier League dolën shpejt nga gara për titull. Ky përfundim vendosi ndjeshëm në pikëpyetje të ardhmen e tij, madje mediat prej kohësh aluduan për një shkarkim, por me sa duket nuk e mendojnë në këtë mënyrë drejtuesit e klubit.

Pasi të kenë hipotekuar prezencën në Champions, Slot së bashku me drejtuesit do të ulën në një tavolinë për të programuar sezonin e ri. Prioritet është gjetja e një pasuesi për Momo Salah, me egjiptianin që këtë herë do të largohet realisht nga Liverpool, një vendim i bërë publik nga të dy palët pak ditë më parë.

Konfirmimi i Slot në krye të ekipit është një sinjal i qartë i drejtuesve të klubit, baza e ekipit për sezonin e ri do të jetë e njëjtë, këtë herë nuk planifikohen investime të çmendura në merkato, por do të punohet me lojtarët aktual.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×