
Policia e Gjirokastrës ka zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 21 prillit 2026 në Memaliaj, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit mbeti i vrarë shtetasi Endri Goxhaj dhe u plagos shtetasi Dali Nela.
Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti fizik ka përfshirë disa persona, mes tyre Endri Goxhaj, Donald Nela, Marjaldo Nela, Aldo Kalemi J. K. dhe G. Q.
Gjatë përplasjes, dyshohet se Endri Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri drejt Dali Nelës i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e mjekëve mes disa personave.
Më pas, dy vëllezërit Donald Nela 29 vjeç dhe Marjaldo Nela 28 vjeç, të shpallur në kërkim, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Endri Goxhajt, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit.
U ndaluan shtetasit Dali Nela dhe Aldo Kalemi për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
U arrestua në flagrancë shtetasi Ermal Mataj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, dy automjete, dy motomjete, katër celularë dhe sende të tjera të gjetura në vendngjarje, të cilat pritet të ndihmojnë në vijimin e hetimeve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
and then