
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të mbikalimit të Gosës, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
Sakaq, autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
and then