
Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se 200 mijë eurot e ryshfetit të Mirlinda Karçanajt nuk kanë qenë të futura në një shishe, por në një kuti druri të dizejnuar për shishe verërash.
Ai tha se kuti të ngjashme kryeministri Rma ua dërgon personave për të cilët “ka afeksion”, ndërsa shtoi se koleksione vere si të Agasit ka disa në Tiranë.
“Nuk janë futur paratë në shishe. I njoh këto ambientet ku qarkullonin koleksionet, ka disa të tjera nëpër Tiranë. Nëse hyni në një kompleks pas TEG-ut do të gjeni një koleksion të ngjashëm. Shishet vendoseshin në një kuti druri. Madje për njerëzit që kryeministri ka afeksion ua çon ato, dhe ajo kutia ka të gdhendur “Kryeministria”.
200 mijë euro nuk i mban shishja edhe të ishin monedha ari. Por edhe një kuti me prerjet që thotë dëshmitarja i mban”, tha ai.
Në studion e emisionit “Kjo Javë” Hoxha tha se problemi në rastin e Karçanajt është fakti që ajo u mbrojt nga kryeministri Edi Rama dhe madje u tha se jetonte edhe me qira, kur hetimet e SPAK bënë me dije se e vërteta ishte shumë më ndryshe.
Pyetjes se a duhet të rrëzohej qeveria me një skandal të tillë si në rastin e AKSHI-t, Hoxha u përgjigj: Në një vend normal kjo duhet të kishte ndodhur, por AKSHI ishte shumë i rëndësishëm për kryeministrin, ishte administrata tjetër e Shqipërisë. Ka gjeneruar qindra mln euro, ka cënuar sigurinë kombëtare. Kjo duhet të ishte një çështje që duhet të kishte çuar në rrëzimin e qeverisë. Por në çështjet ku është e përfshirë politika, nuk ka një hetim shterrues. Do të dalë diçka që do të ndërpresë rrugën.
and then