Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëton mrekullisht familja

Një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korç1%s është përfshirë nga flakët.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë ku sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner dhe më pas ka përfshirë të gjithë banesën.

Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po bëjnë fikjen e flakëve. Raportohet se në banesë ka dëme materiale ndërsa fatmirësisht, familja që banon atje ka mundur të dalë jashtë pa marrë asnjë dëmtim.

Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të bërë më tej zbardhjen e rrethanave ndërsa flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin rrezik për banesat ngjitur.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×