Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Nis sot gjyqi në themel ndaj Metës, kreu I PL këmbëngul: Seancat të transmetohen live

Nis sot në GJKKO gjyqi në themel ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente.

Ai i është drejtuar me një kërkesë të veçantë edhe Gjykatës së Posaçme në lidhje me këtë çështje vetëm pak ditë më parë.

“Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Që prej 21 tetorit 2024, Meta nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka dhënë asnjë intervistë, ndërsa imazhi i fundit i tij mbetet momenti i arrestimit.

Meta i mohon të gjitha akuzat dhe pritet që për herë të parë të ketë një përballje direkte me prokurorët në sallën e gjyqit, në prani edhe të mediave, ku do të përcjellë mesazhet e tij publike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×