
Pas suksesit mbreslënës së Bayern Munich në transfertë të shtunën ndaj Mainz, aty ku bavarezët arritën fitoren e radhës me përmbysje 3-4, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër supremcacinë në këtë sezon në Bundesligë, tashmë në 3 javët e fundit në Gjermani do të luhet vetëm për zonën Champions.
Kështu të dielën Borussia Dortmund festoi ndeshjen e 1000-të në shtëpi me një fitore të thellë 4-0 ndaj SC Freiburg, duke siguruar njëkohësisht edhe kualifikimin në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Niko Kovac reagoi menjëherë pas dy humbjeve radhazi, duke e zgjidhur ndeshjen që në minutat e para. Maximilian Beier dhe Serhou Guirassy realizuan dy gola të shpejtë brenda 14 minutave, ndërsa Ramy Bensebaini thelloi rezultatin para pushimit.
Në pjesën e dytë, miqtë tentuan të reagojnë dhe gjetën edhe rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dortmundi mbeti në kontroll deri në fund, ku zëvendësuesi Fabio Silva vulosi fitoren me golin e katërt.
Ky sukses historik shënon edhe fitoren e 600-të në shtëpi për Dortmundin, ndërsa Freiburg zbret në vendin e tetë, duke humbur terren në garën për Europën.
Ndërkohë, më herët, VfB Stuttgart barazoi 1-1 me Werder Bremen, duke humbur një mundësi të artë për të konsoliduar vendin e 4, por gjithsesi ata mbetetn në zonën Champions, me vetëm 2 pikë diferencë nga Bayer Leverkusen.
Jens Stage kaloi në avantazh miqtë në minutën e 18-të, ndërsa Ermedin Demirovic barazoi rezultatin në pjesën e dytë, duke shpëtuar një pikë të vlefshme për vendasit.
and then