Në kërkim nga SPAK për drogë/ U arrestua në Brazil me dokumente false, del fotoja e Ervin Matës

Prej më shumë se dy vitesh, Inerpol Tirana kishte siguruar informacione se Ervin Mata fshihej në Brazil, vend ku edhe u arrestua me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

39 vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguait. Në momentin që u ndalua, Mata i dorëzoi policisë vendase dokumente të falsifikuara të paraguait me vendlindje në Mbretërinën e Bashkuar, mjet identifikimi që skadonte në 2030-ën.

Po ashtu Mata posedonte dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara, si një kartë identiteti dhe pasaportë bullgare. Sipas burimeve, gjatë arrestimit në periferi të San Paolos, ai u kap me disa shtetas të tjerë, pjesë e narkotrafikut.

Mata rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023 për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në disa shtete.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×