Inter punon për rinovimet, gati propozimi i ri për mbrojtësin

Inter po punon për rinovimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, Federico Dimarco.Drejtuesit zikaltër kanë nisur negociatat për një kontratë të re që do ta mbante mbrojtësin italian në “San Siro” deri në vitin 2030.

Sipas raportimeve të fundit, ka optimizëm të madh për arritjen e një marrëveshjeje në muajt në vijim. Federico Dimarco aktualisht ka kontratë me klubin deri në vitin 2027, por forma e tij e shkëlqyer ka bindur drejtuesit që të veprojnë shpejt për ta blinduar për një periudhë më të gjatë.Në këtë sezon, ai ka luajtur 32 ndeshje dhe ka dhuruar plot 18 asiste në kampionat.

Në shtëpinë e Interit po presin që të mbyllin sezonin dhe të zgjidhin disa çështje me mjaft rëndësi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×