“Është ëndrra ime!” Pete Davidson shpreh hapur dëshirën për tu bërë baba: Jam shumë i emocionuar për atë kapitull

pete-davidson-kim-kardashian-femije-1

Pete Davidson është gati për tu bërë baba.

Komediani pranoi në një intervistë të fundit me Kevin Hart se ëndërron të bëhet baba.

“Unë jam padyshim një djalë i dedikuar pas familjes. Gjëja ime më e preferuar, të cilën ende nuk e kam arritur, është që të kem një fëmijë“-tha në “Hart to Heart” të Peacock.

“Kjo është ëndrra ime”, shtoi i dashuri 28-vjeçar i Kim Kardashian.

Kur Davidson filloi të justifikonte dëshirën e tij duke e quajtur “super të çuditshme“, Hart i tha “nuk është shumë e çuditshme, është gjëja më e mirë që mund të bësh në jetë”.

Davidson vazhdoi, duke thënë se ai mendon se atësia do të ishte argëtuese dhe se do e përdorë atë si një mënyrë për të përmirësuar veten.

“Jam shumë i emocionuar për atë kapitull, kështu që është diçka për të cilën po përgatitem tani. Thjesht po përpiqem të jem një njeri i mirë dhe të zhvillohem e të përmirësohem, në mënyrë që kur kjo të ndodhë(kur të bëhem baba), të jetë më e lehtë.”

Dy aktorët e humorit folën gjithashtu se si traumat e fëmijërisë ndikuan në jetën e tyre, duke përdorur shpesh komedinë si një formë terapie.

“Unë u them miqve të mi gjatë gjithë kohës “Nëse gjithçka do të ishte mirë, nëse fëmijëria ime do të ishte e bukur, ndoshta do të isha një punëtor ndërtimi në Staten Island””, tha Davidson me shaka.

Davidson humbi babanë e tij zjarrfikës në sulmin terrorist të 11 shtatorit kur ishte vetëm 7 vjeç. Ai ka folur hapur për vuajtjen nga depresioni dhe tentativën për vetëvrasje kur ishte 9 vjeç.

Edhe pse dashuria e ish-yllit të “SNL” për komedinë buron nga dhimbja, ajo e prezantoi atë edhe me të dashurën aktuale.

Dyshja janë në lidhje që kur ajo mori pjesë në shfaqjen e humorit në tetor 2021 dhe Pete ka kaluar më shumë kohë me katër fëmijët e saj, të cilët Kim i ka me ish-bashkëshortin Kanye West. Davidson madje shkoi aq larg sa i bëri tatuazh inicialet e Kim dhe fëmijëve të saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm në qafë.

Ndërsa dyshja nuk nxitojnë të kenë një fëmijë, romanca e tyre mund të ecë me hapa të shpejtë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×