Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Mirditë, ku është zbuluar dhe goditur një rast i kultivimit të kanabisit në fazë të hershme.

Gjatë operacionit, në fshatin Dardhëz, në një zonë të pyllëzuar, policia konstatoi një miniserë të improvizuar me platforma polistiroli, ku ishin kultivuar fidanë të dyshuar të llojit Cannabis Sativa.

Fidanët u asgjësuan në vend nga efektivët, ndërsa u ndërmorën veprime të menjëhershme për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, në afërsi të vendit ku u zbuluan fidanët, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në Shënkoll, i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike.

Policia bën të ditur se kontrollet për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×