Brojës i del emri në Serie A, dy skuadra italiane të interesuara për sulmuesin kuqezi

Armando Broja pritet të largohet nga Burnley gjatë verës që vjen, kjo pasi klubi anglez u rrëzua nga Premier League dhe shkarkoi trajnerin Scott Parker. Për sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit ka interes të shtuar nga dy klubet e Serie AParma dhe Udinese. Siç bën me dije ‘Tuttosport‘, këto dy klube e kanë ‘emrin në tryezë’ dhe mund ta marrin sulmuesin në huazim.

Broja do të donte të provonte një përvojë të re në Itali pasi nuk ka luajtur asnjëherë në Serie A. I blerë nga Burnley verën e kaluar për 23 milionë euro te Chelsea, Broja ka kontratë me Burnleyn deri në verën e vitit 2030 dhe përfiton 2.5 milionë euro në sezon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë 23 paraqitje këtë edicion në Premier Ligës duke realizuar vetëm një gol. Ai gol erdhi më shumë se katër muaj më parë, në një barazim 1-1 kundër Bërnmuthit më 20 dhjetor.

Në klauzolën e tij ka një pikë që ai mund të zgjedhë një tjetër ekip në huazim ose të largohet përfundimisht për një shifër më të ulët pasi Burnley u rrëzua nga Premier League. Tanimë mediet në Itali flasin për interesim konkret nga Udinese dhe Parma, ndërsa disa ditë më herët ‘Fichajes‘ në Spanjë njoftoi se Broja i ishte ofruar Barcelonës nga agjentët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×