Tentoi të vidhte një motomjet në Vlorë, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në Vlorë, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një motomjet në një prej lagjeve të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orëve të drekës, në lagjen 28 Nëntori.

Raportohet se i riu, me inicialet V.M., u kap në lagjen Uji i Ftohtë dhe u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit personal, policia gjeti dhe sekuestroi një përforcues metalik grushti, ndërsa u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi i motomjetit të vjedhur, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Vlorës për vijimin e hetimeve, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×