VIDEO/ Bayern shmang humbjen, autogol i portierit shqiptar në fund të ndeshjes

Tërësisht të relaksuar dhe me titullin kampion në “xhep”, Bayern Munchen nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 në shtëpi ndaj Heidenheim.
Mysafirët realizuan dy gola me Budu Zivzivadze dhe Dincki, duke treguar se nuk kishin ardhur thjeshtë për shëtitje në Mynih.

Bavarezët barazuan shifrat falë dopietës së Goretzkës. Gjithsesi, pavarësisht kësaj, Heidenheim “buzëqeshi” sërish me golin e Budu Zivzivadze-s, i dyti personal për të në këtë takim.

Në fund, një autogol i portierit shqiptar Diant Ramaj “vulosi” shifrat në 3-3. Pas një goditje të Olise, topi u kthye te Ramaj, i cili ishte i pafat, pasi topi përfundoi në rrjetë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×