
Zbardhet identiteti i autorit të aksidentit me 2 djem 10-vjeçarë të vdekur dhe 1 tjetër në gjendje të rëndë në zonën e ish-Kënetës.
Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, tha se 3 djemtë e mitur po luanin në trotuar teksa drejtuesi i automjetit 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka ardhur drejt tyre me shpejtësi të lartë duke përplasur për vdekje 2 prej tyre.
Më pas ai është përplasur me një automjet tjetër. Banorët thonë se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ndërsa viktimat janë dërguar në morgun e spitalit.
Në vendgjarje ka mbetur automjeti që ka shkaktuar aksidentin dhe topi me të cilin fëmijët kanë qenë duke luajtur.
and then