VIDEO/ United sheh drejt Champions League, triumf i madh ndaj Liverpool

Manchester United ka triumfuar 3-2 ndaj Liverpool në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Cunha dhe Sesko realizuan në pjesën e parë, duke bërë që skuadra nga Manchesteri të shkojë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë.

The Reds u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe vendosën ekuilibrat me golat e Szoboslai dhe Gakpo.

Goli i Kobbie Mainoo i dha 3 pikë skuadrës së Carrick, e cila aktualisht renditet në vendin e 3-të me 64 pikë dhe sheh drejt kualifikimit në Champions. Liverpool është në vendin e katërt me 58 pikë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×