
Ekspert i Sigurisë, Fajton Softa ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku një mjet mori para 3 fëmijë, duke shkaktuar vdekjen e 2 prej të miturve. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Softa në një bisedë për ‘Programin e drekës’ në News24 me Megi Latifin, pohoi se nga këqyrja e vendngjarjes rezulton se shoferi i mjetit nuk ka frenuar, ndërsa shtoi se goditja ka qenë e drejtpërdrejtë.
“Numri i aksidenteve ka një rënie në numër, por ka rritje të vdekshmëri 238 të vdekur kemi pasur në 2025. Kjo për shkak të shpejtësisë së lartë, dhe goditje të drejtpërdrejtë, ku ka marrë para dhe një shtyllë. Ai nuk ka bërë asnjë manovër frenimi. Ai është goditur fatmirësisht nga një BMW, që ka ndalur mjetin. Mosha ka qenë optimale për të pasur përgjegjësi, por shoferi ishte problematik për shkak të shpejtësisë. Ishte si adoleshent i vonuar. Banorët kanë sinjalizuar shpesh herë shoferin në fjalë. Rruga është e gjerë, por trotuaret të vegjël. Edhe pse ka kufizime shpejtësie, por ngelet shqetësues nga banorët. Po t’i ishte hequr patenta atij personi, sot nuk do të ishte kjo ngjarje. Kjo është rrugë e re. Kam shkuar në afërsi të shkollës. Zona të jep mundësi për shkak të rrugës, që të ecësh. Aty nuk ka kamera dhe patrullime, ndaj dhe për këta persona ka lehtësira. Duhet të rizgjohet struktura për kontroll më të thellë. Në rrugë të vogla, duhet të ketë ndryshime dhe të vihen kufizime shpejtësie.”, tha Softa.
and then