Aksion antidrogë në Librazhd/ Arrestohet 32-vjeçari, shiste kokainë në lokalin që administronte (VIDEO)

Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrethinat”.

Në pranga ka rënë një 32-vjeçar. Sipas policisë, i riu në lokalin që administronte në Prrenjas, ndante kokainën që kishte siguruar, në doza, me qëllim shitjen.

Gjithashtu për moskallëzim të krimit, u arrestua edhe një shtetas që u kap në ambientet e lokalit.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, 3 peshore elektronike, 3 celularë, si dhe 48 100 lekë dhe 450 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×