Aksidenti makabër ku humbën jetën dy fëmijë në Durrës, Hita shkarkon drejtorin e policisë, Afrim Tafa

Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrësit dhe është emëruar si shef sektori pranë Interpolit, detyrë që e ka mbajtur edhe më herët para se të merrte drejtimin e policisë në këtë qark.

Fillimisht, Tafa u pezullua nga detyra së bashku me dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Durrësit, pas aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e ish-Kënetës.

Ngjarja e rëndë i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la të plagosur një tjetër, duke ngritur shqetësime të forta mbi reagimin dhe veprimet e strukturave policore pas denoncimeve të banorëve të zonës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×