
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Akademinë e Sigurisë, ku u helmuan nga ushqimi katering studentë të këtij institucioni.
Në një dalje për mediat tha se janë marrë si prova lëndë dhe ushqime të konsumuara dje nga studentët, ndërsa theksoi se hetimet po vijojnë.
“Ka qenë një ngjarje sensitive dhe për ne. Jemi njoftuar se disa prej studentëve kanë shkuar në spital. Gjendja e tyre ishte me simptoma të lehta, jo të rënduara. Kemi marrë masa për të gjithë studentët. Sa i përket veprimeve që ndërmorëm dje, arrestuam 2 personat përgjegjës që kanë kryer pjesën administrative dhe përgatitjen e ushqimeve. U shpall në kërkim dhe administratorja e firmës. U bë në bashkëpunim me AKU, bllokimi i lëndës që u përdor. Aktiviteti i subjektit tregtar nuk është ndërprerë, pasi ka dhe disa institucione të tjera ku vepron. Shkeljet konkrete do të bëhen të ditura në vijim. Për momentin kemi marrë vetëm njoftimin që këta studentë janë helmuar. Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Dje u bë bllokimi i lëndëve apo sasitë ushqimore të përdorura nga studentët. Kompania vazhdon të furnizojë studentet edhe sot. Do të vijojë më tej se si do të operohet.”, tha ai.
and then