Nga debati te plumbat në lokal/ Detaje të reja nga ekzekutimi i Rexhep Ismailit në Sarandë, shkak për vrasjen një konflikt pronësie

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili në Sarandë. Burime për bëjnë me dije se zanafilla e konfliktit dyshohet të ketë qenë një çështje pronësie mes palëve.

Sipas informacioneve paraprake, njëra prej palëve ka shkuar në karburantin e vëllezërve “Ismaili” për t’u sqaruar lidhur me konfliktin në fjalë. Debati mes tyre ka degraduar në përplasje fizike, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar.

Burimet thonë se nga ana e personave që ndodheshin në lokal është nxjerrë një armë automatike, me dyshimin për të goditur personat që kishin mbërritur aty.

Në ato momente, pala tjetër dyshohet se ka hapur zjarr me armë, duke shkaktuar vdekjen e Rexhep Ismailit.

Nga të dhënat e para dyshohet se edhe nga pala e autorëve të dyshuar ka persona të plagosur. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×