
Në datat 9-10 Maj 2026, në Tiranë, Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit organizoi Kampionatin Kombëtar të Bilardos, disiplina 8-Gurë. Në finalen e Kampionatit Kombëtar Individual të Bilardos 2026, në disiplinën 8-Gurë, u përballën Besar Spahiu dhe Ernesto Gjoni. Kampion i këtij edicioni u shpall Besar Spahiu, bilardist i ekipit të Tiranës, i cili triumfoi duke ngritur trofeun e kampionit kombëtar. Në vendin e dytë u rendit Ernesto Gjoni, përfaqësues i Besëlidhjes Lezhë.
Vendi i tretë u nda mes durrsakut Ermal Dylit dhe Julian Xhafës, të Apolonisë, Fier.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos & Snookerit, z. Edmond Loku, trajneri i KS Tirana, z. Ylli Gordani, si edhe prof. Roland Panozaqi, i cili dorëzoi kupën për kampionin Besar Spahiu.
https://cuescore.com/tournament/Kampionatin+Komb%C3%ABtar+Individual+disiplina+8-Gur%C3%AB/80854729
and then