Finalja e Champions, një arbitër gjerman ndan drejtësinë

UEFA ka zyrtarizuar këtë të hënë arbitrat që do të drejtojnë finalet e kompeticioneve evropiane për klube.

Gjermani Daniel Siebert do të jetë arbitri kryesor i finales së UEFA Champions League mes Arsenal dhe Paris Saint-Germain., që zhvillohet më 30 maj.

Siebert kishte arbitruar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Arsenalit dhe Atlético de Madrid.

Ndërkohë, francezi Francois Letexier është caktuar të ndajë drejtësinë në finalen e UEFA Europa League mes Freiburg dhe Aston Villa., e cila luhet më 20 maj.

Po ashtu, italiani Maurizio Mariani do të  gjykojë finalen e UEFA Europa Conference League ndërmjet Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×