VIDEO/ Tre kate ishin ndërtuar pa leje, konfiskohet pallati në Tiranë

Një objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë Kaçaj”, në Njësinë Administrative nr. 4 në Tiranë, është konfiskuar për interes publik pas konstaktimit të shkeljeve të rënda ligjore në ndërtim dhe përdorim. Sipas njoftimit zyrtar, aksioni u zhvillua nga strukturat e Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së Lejeve të Ndërtimit pranë Bashkisë Tiranë.

Nga verifikimet rezultoi se objekti ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, konkretisht me shtimin e kateve të 10-të dhe të 11-të në një pallat të miratuar si 9-katësh, si dhe me ndërtimin e një pjese të katit të 12-të. Autoritetet konstatuan gjithashtu se godina ishte vënë në shfrytëzim pa certifikatë përdorimi.
Sipas institucioneve, bazuar në Aktin Normativ nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi i lejes rezultoi mbi pragun ligjor prej 10%, çka solli aplikimin e masës së konfiskimit për interes publik.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe shërbimet e Komisariatit nr. 4 në Tiranë kishin referuar edhe më herët shkelje të konstatuara në këtë objekt.

NJOFTIMI I POLICISE
Konfiskohet për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë Kaçaj”, ndërtuar dhe përdorur në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i një aksioni të përbashkët ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së Lejeve të Ndërtimit, ndërmarrë në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të interesit publik, është konfiskuar për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi, në rrugën “Llukë Kaçaj”, Njësia Administrative Nr. 4, Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij.
Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi. Referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi rezultoi mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, kanë referuar disa herë materiale procedurale në Prokurori, për shkelje të konstatuara në këtë objekt.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të ngarkuara për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme dhe krimeve kundër mjedisit në tërësi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×