Aksident në Sukth, makina “merr para” motorin, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një të riu është regjistruar mbrëmjen e së martës në Sukth. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi A.SH., 28 vjeç. Për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia bëri me dije se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin M.V., 19 vjeç, i cili dyshohet se është përgjegjës për aksidentin fatal. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të përplasjes që i mori jetën 28-vjeçarit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×