“Do jem trajner i Liverpool”, Slot befason mediat, konfirmon veten

Në Angli, një tjetër stol mbetet çështje e nxehtë, ai i Liverpool. Të kuqtë po mbyllin një sezon zhgënjyes, për më tepër pasi investuan afro 500 milionë euro në merkato, detaje këto që kanë vendosur ndjeshëm në dyshim të ardhmen e Arne Slot.

Ndryshe nga mediat, tekniku holandez është i sigurt kur pyetet në lidhje me pozicionin e tij në krye të ekipit:

“Kam arsye të besoj se do të jem trajneri i Liverpool edhe sezonin e ardhshëm. Jam ende nën kontratë dhe mbi të gjitha jam i përfshirë në çdo diskutim që bëhet në lidhje me merkaton dhe me strategjinë e klubit. Për këto arsye jam shumë i qetë në lidhje me të ardhmen”, u shpreh Arne Slot.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×