Ofertë shokuese, Al Hilal “vesh me ar” Lewandowski-n, Barça “peshkon” në Londër për pasuesin e polakut

Robert Lewandowski është vetëm një hap larg Barcelonës, me “bomberin” polak që do të largohet në fund të këtij sezoni, në një kohë kur ekipi bluagrana nuk i ka ofruar opsionin për rinovimin e kontratës. Lewandowski ka në tavolinë disa oferta, duke nisur nga MLS, por dhe nga Serie A ku ekipi si Milan dhe Juve prej kohësh kanë vendosur kontakte me përfaqësues të lojtarit.

Nga Polonia, mediat sjellin një tjetër version duke shkruar se në garë për Robert Lewandowskin pritet të përfshihet edhe Al Hilal. Ekipi nga Arabia Saudite është gati të investojë një shifër të çmendur për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Me bekimin e Simone Inzaghi-t, Al Hilal i ka ofruar Lewandowski-t 90 milionë euro në sezon, një super ofertë që po tundon jo pak sulmuesin 37-vjeçar.

Me largimin e Lewandowski-t, Barça është e detyruar të futet në treg për të gjetur një pasues për polakun. Nga Anglia, mediat bëjnë me dije, se drejtuesit e klubit spanjoll kanë piketuar Joao Pedro për përforcuar fazën sulmuese. Sigurisht për të arritur te sulmuesi brazilian nuk është e lehtë pasi Pedro është nën kontratë me Chelsea deri në vitin 2033. Kartoni i tij i kushtoi Chelsea-t 60 milionë euro në verë, dhe blutë nuk kanë ndërmend ta lëshojnë kaq lehtë, por kërkon 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit brazilian.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×