VIDEO/ Grabitën argjendarinë në mes të ditës në Kamëz, një prej autorëve i armatosur me kallash. Ja momenti kur arratisen me motor

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur dy grabitësit dalin nga argjendaria në Kamzës, dhe largohen nga vendngjarja.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për pamjet e arratisë, ndërsa një prej autorëve shfaqet e kallashnikov në dorë, ndërsa më pas largohen të dy me një motor.

Mjeti në fjalë ishte parkuar nga autorët para argjendarisë.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×