Nuk ka më dilema, në Turqi zbardhin të ardhmen e Muçit

Ernest Muçi tashmë e di se cila do të jetë e ardhmja e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë të luajë me ekipin e Trabzonspor, pasi mediat turke bëjnë të ditur se klubi i tij ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit nga Beshiktash, që e kishte dhënë në huazim. Tranbzonspor kishte kohë deri më 20 maj për të vendosur, por ka përshpejtuar gjithçka, duke arritur në përfundimin se Muçi është një futbollit i cili i nevojitet për të arritur objektiva të rëndësishëm.

Në këtë mënyrë, ka pranuar që të paguajë 8,5 milionë eurot në 5 këste që Beshiktash kërkonte. Në këtë mënyrë, duke shtuar edhe shifrën prej 1 milion eurosh që Trabzonspor ka paguar për huazimin e Muçit, ai bëhet futbollisti më i shtrenjtë që ka transferuar ndonjëherë ky klub në historinë e tij, duke vendosur një rekord të ri për të. Muci ndërkohë do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, me kontratën që përfundon në vitin 2029, duke u bërë kështu futbollisti I Kombtares më I paguar I momentit. Me 15 gola të shënuar dhe nëntë të tjerë të asistuar në 34 paraqitje, sulmuesi kaloi çdo pritshmëri, falë edhe besimit të dhënë nga trajneri Fatih Teke.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×