
Turneu Grand Slam “Roland Garros” do të hapë dyert këtë të hënë, me nisjen e fazës kualifikuese. Ndërsa ndeshjet e tabelës kryesore për meshkuj dhe femra do të fillojnë të dielën, më 24 maj.
Turneu prestigjioz francez do të përqendrojë vëmendjen e botës së tenisit dhe sportit për 15 ditë. Ky edicion i “Roland Garros”-it do të jetë më globali në historinë e tij. Mbi 170 kanale televizive do të transmetojnë çdo ditë të ndeshjeve dhe finalet, ndërsa kompeticioni do të ndiqet në 220 vende të botës.
Në Europë, “Eurosport” do të transmetojë sinjalin për më shumë se 50 vende. Nuk është rastësi që edicioni i kaluar ishte Grand Slami më i ndjekur në televizion, me plot 324 milionë telespektatorë. Platforma “Prime Video” rikthehet me të drejtat ekskluzive për Francën për 11 ditët e sesioneve të natës, përfshirë edhe dy ndeshje çerekfinale.
MUNGESA E ALKARAZIT Mijëra tifozë që do të jenë të pranishëm në fushat pranë Bois de Boulogne nuk do të kenë mundësinë të shijojnë lojën e kampionit në fuqi, Karlos Alkarazit. Tenisti spanjoll është tërhequr nga turneu për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës së djathtë. Janik Siner konsiderohet favoriti kryesor për të zëvendësuar murcianin në listën e fituesve të turneut.
and then