“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

Në Spanjë, nuk kanë më asnjë dyshim: Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Palët kanë gjetur një akord total, me “Specialin” që do të prezantohet menjëherë pas sfidës së fundit në La Liga, Real Madrid-Bilbao.

Perez do të paguajë klauzolën e tij të largimit nga Benfika, bëhet fjalë për 3 milionë euro, ndërsa këto ditë do të mbyllen edhe detajet e fundit formale për të bërë zyrtare rikthimin e tij në Madrid.

Jose Mourinho do të firmos një kontratë 2-vjeçare, deri në 2028, me opsion rinovimi në terma më afatgjatë. Portugezi ishte një zgjedhje personale e Perez, me bosin e Realit që insistojë për të rikthyer Mourinho-n në Madrid pasi dy sezoneve pa trofe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×