Plane greke për surprizën e Superiores, zbulohet destinacioni i ekipit për verën

Skuadra e Vorës do të vijojë stërvitjet deri më 31 maj, përpara se lojtarët të marrin pushimet verore. Pas një periudhe pushimi prej rreth dy ose tre javësh, ekipi pritet të rikthehet në mesin e muajit qershor për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Jo të gjithë lojtarët do të rikthehen, pasi merkatoja e verës pritet të sjellë ndryshime të shumta në përbërjen e skuadrës, me largime dhe afrime të reja. Ndërkohë, gjatë muajit korrik është planifi kuar një fazë përgatitore 20-ditore në Greqi.

Fokus kryesor do të jetë përgatitja fi zike, por gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore. Pjesë e grumbullimit pritet të jenë edhe kampionët e ekipit U-17 të Vorës, të cilët do të kenë mundësinë të stërviten pranë ekipit të parë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×