Kanë mbyllur sezonin por nuk kanë “ulur qepenin”, dy klubet e Superiores organizojnë miqësore në fundjavë

Disa nga klubet e Superiores vazhdojnë të jenë në aktivitet, edhe pse kanë mbyllur sezonin sa u përket ndeshjeve zyrtare. Ato po vijojnë stërvitjet me futbollistët, para se të nisin pushimet në fund të këtij muaji.

E tillë është situata me Vorën dhe Partizanin. Të dy skuadrat janë ende në urdhrat e stafeve teknike dhe po stërviten rregullisht, për të marrë ngarkesat e duhura fizike para se të nisin shkëputjen e gjatë prej rreth një muaji larg terreneve sportive meqë nuk kanë as ndeshje europiane.

Të dy klubet kanë rënë dakord që si pjesë e këtyre përgatitjeve para mbylljes së stërvitjeve të zhvillojnë këtë fundjavë edhe një miqësore. Klubi i Vorës bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjete sociale se do të zhvillojë një takim me Partizanin të premten në orën 17:00 në stadiumin e vet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×