
Pas denoncimit të gazetarit Ervin Dushi se ishte dhunuar mbrëmjen e djeshme nga pronari i rrjetit të supermarkeve ‘Xhe-Dis” në Shkodër, vjen reagimi nga ky i fundit. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 20:00.
Në një bisedë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, biznesmeni Prek Gjoni ka mohuar të ketë dhunuar gazetarin. Ai tha se ky i fundit e kishte shantazhuar me pretendimet se tregtonte në market produkte të skaduara.
Madje ai la të nënkuptuar se gazetari e shantazhonte për t’i marrë para.
“Kam shumë gjëra për të treguar. Ky Ervini, ka 25 orë që më ka shantazuar 24 orë në rrjetet sociale, rrjetin e supermarketeve. Ai ka kërkuar të takojë një kushëririn tim ku fliste për gjëra të skadaura që helmonin qytetarët. Ne nuk e dimë se çfarë flet ai, se ne jemi të ndershmen. Unë që dje e kam njoftuar policinë, se nuk ishte normale kjo që bënte. Kam njoftuar dhe AKU-në, që po më shantazhon ky person dhe se nuk është çështje ushqimesh të skaduara. Kaloi në darkë te unë dhe takoi një shokun tim. E lamë të takohem te një lokal. Isha vetëm në lokal, më është afruar. I kam thënë; zotëri çfarë problemi ke me mua? Çfarë borxhi të kam? Ai u afrua dhe më shtyri mua. Unë nuk mbaj mend që e kam goditur. Ai është vrarë kur u rrëzua. Ishin dhe të tjerë njerëz, se di kush, por kam qenë i shqetësuar. Unë kam qenë i shqetësuar, se ai ka pasur tërë ditën që më shantazhonte në rrjetet sociale. Ai kërkoi të më takonte. E kam me mesazhe. Ai më kërkoi të takohej me mua. Nuk ishte takim rastësor, por ai më kërkoi ta marr në telefon. Nuk e kam goditur. Është rrëzuar! Ta harrojë. Nuk i kam rënë. E kam shtyrë, me thënë të drejtën. Jam i gatshëm, në polici, kudo, që të jap dëshminë time. Nuk ka njeri më të ndershëm se unë në këtë gjë! Nuk kam shkuar në polici, mua nuk më ka kërkuar njeri. Në datën 19 prill, një person me emrin Jurgej Pepaj, doli në një media dhe foli për pronarin e supermarketit, ku thoshte; unë dhunoj punëtorët, i mbaj rrogat. Kur e mora vesh lajmin, them se nuk ka asgjë të vërtetë. Ky person ka pasur nënë në punë, prej disa vitesh, ai ka ngrënë nga buka jonë. Por e kemi hequr nënën e tij nga puna sepse vidhte. E kemi kapur duke vjedhur. Edhe vëllain e këtij personi e kam kapur duke vjedhë. I kam denoncuar të gjitha në prokurori. Ky djali e ka kërcënuar djalin tim se do të na hedhë në erë. E kam me prova dhe këtë. Të nesërmen, Ervini ka dalë të mbrojë këtë djalin. Por nuk ka asnjë provë. Nëse ka prova, 100 vjet burg të më dënojnë mua.”, tha ai.
and then