“Një i dënuar e bëri shoshë shefin e regjimit vetëm për një telefon”, Rexhepi: Në burg është kombëtarja e krimit bashkë me rezervat!

Situata e sigurisë brenda burgjeve shqiptare po degradon dita-ditës, duke vënë në rrezik serioz jetën e uniformave blu dhe stafit drejtues. Alarmi i radhës është lëshuar nga eksperti i njohur i sigurisë, Artan Rexhepi, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24.

Gjatë diskutimit mbi ngjarjet e fundit dhe korrupsionin pas hekurave, Rexhepi zbuloi një incident tronditës ku një efektiv i lartë i policisë së burgjeve është dhunuar barbarisht nga një i burgosur, thjesht sepse i kishte sekuestruar një aparat celular.

Eksperti i sigurisë tregoi se sa e brishtë është siguria dhe sa vulnerabël janë zyrtarët përballë eksponentëve të rrezikshëm të krimit që vuajnë dënimet në këto institucione.

“Një i dyshuar për heqje telefoni e ka bërë shoshë shefin e regjimit, vetëm për heqje telefoni. Në burg ke kombëtaren e krimit bashkë me rezervat, ata që punojnë aty janë në rrezik.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×