Shtyhet seanca për dosjen “Partizani” në GJKKO, mungojnë Fatmir Bektashi dhe avokati i tij

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”, për shkak të mungesës së të pandehurit Fatmir Bektashi dhe avokatit të tij, Sokol Hazizaj.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kërkuan shtyrjen e procesit, duke argumentuar se mungesa e mbrojtësit ligjor dhe e të pandehurit e bën të pamundur vijimin normal të shqyrtimit gjyqësor.

“Duke qenë se mungon avokati Sokol Hazizaj dhe i pandehuri Bektashi, vlerësojmë se jemi në kushtet që seanca duhet të shtyhet”, u shpreh SPAK në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, në ambientet e gjykatës ishin paraqitur dy dëshmitarët e thirrur për procesin, por dëshmia e tyre nuk u mor për shkak të shtyrjes së seancës.

Sakaq, seanca e ardhshme do të jetë në datën 8 qershor, ora 10:00



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×