Sulmuesi pret debutimin me Kombëtaren, presidenti i klubit italian sheh mundësinë të fitojë disa miliona nga ai

Stiven Shpendi është një nga futbollistët shqiptarë të cilët presin ftesën nga Kombëtarja për të treguar sa vlejnë me fanellën kuqezi. Dhe djaloshi e ka treguar plotësisht se e meriton, pas një sezoni të shkëlqyer me Empolin në Sirenë B, ku me 15 gola ishte golashënuesi i tretë më i mirë i kampionatit.

Këto paraqitje përveç Kombëtares, mund t’i garantojnë edhe kthimin në Serinë A. Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, në një intervistë të lëshuar së fundmi, ka shpjeguar se për Shpendin mund të ketë interes nga klubet e elitës dhe për të është një mundësi e mirë që të shesë një futbollist e përmirësojë bilancet ekonomike të klubit.

“Shpendi është që tani një lojtar vendimtar dhe ka ende hapësira përmirësimi. Sipas meje mund të ketë që tani merkato në Serinë A. Është ende herët, ne do të na pëlqente që të gëzonim me të për një tjetër vit, por pastaj të shohim edhe kushtet ekonomike të cilat për ne janë thelbësore.

Ne bëjmë futboll pa pasur një pasanik në krye, u bënë 30 vite që bëjmë futboll kështu. Unë duhet të sajohem duke zgjidhur gjithçka me investimin te të rinjtë, duke i vlerësuar dhe duke i shitur”, tha ai, duke lënë të kuptohet se Shpendi mund të largohej që tani drejt një klubi të Serisë A nëse do të shfaqeshin kushtet e duhura ekonomike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×