Shtyhet seanca në GJKKO për nënën e Kryemadhit, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon, shkak bëhet mungesa e…

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Ema Çokut. Mbrojtësit e Çokut kanë njoftuar gjykatën se janë në pamundësi për të marrë pjesë në këtë seancë gjyqësore për shkak të proceseve të tjera. Në ketë seancë SPAK do të relatonte konkluzionet përfundimtare.

Fatime Kryemadhi nuk ishte e pranishme në sallën e gjykimit, përfaqësohet nga avokatet e saj. Po ashtu as Pirro Xhixho nuk është i pranishëm por përfaqësohet nga avokatët. Në sallë ndodhet vetëm e pandehura Ema Çoku.

SPAK seanca nuk mund të zhvillohet për shkak se Ema Çoku është pa mbrojtës. Gjykata vendosi datën 8 qershor ora 12:00 për seancën e radhës



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×