
Jeton Beqiri është edhe zyrtarisht trajner i ri. Beqiri shkroi historinë me Shkëndijën e Tetovës, duke e dërguar për herë të parë në grupet e Europës në këtë sezon. Pas përfundimit të kontratës, palët nuk preferuan të vazhdojnë bashkëpunimin. Beqiri e njeh mirë futbollin shqiptar. Kujtojmë se me Bylisin fitonte titullin kampion në Kategorinë e Parë, ndërsa te Shkëndija qëndronte si ndihmës i Shpëtim Duros.
Trofeu i vetëm si trajner është me Shkëndijën në edicionin e kaluar. Këtë herë nuk ia doli përballë Vardarit.
NJOFTIMI I SHKËNDIJËS:
KF Shkëndija falenderon trajnerin Jeton Beqiri për kontributin e dhënë gjatë drejtimit të skuadrës kuqezi, duke i uruar shumë sukses në të ardhmen.
KF Shkëndija njofton se trajneri Jeton Beqiri nuk do të vazhdojë të drejtojë skuadrën tonë në sezonin e ardhshëm, pas përfundimit të kontratës së tij me mbylljen e kampanjës garuese 2025/2026.
Pas vlerësimit të përbashkët të periudhës së bashkëpunimit, klubi dhe trajneri kanë vendosur që rrugët të ndahen në këtë moment, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e fundit të Shkëndijës.
Jeton Beqiri mori drejtimin e skuadrës në janar të vitit 2024 dhe gjatë periudhës së tij në stolin kuqezi udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion në sezonin 2024/2025. Nën drejtimin e tij, Shkëndija regjistroi gjithashtu paraqitjen më të suksesshme në historinë e klubit në garat evropiane, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Conference League dhe duke avancuar deri në fazën play-off të kompeticionit.
Të gjithë në KF Shkëndija e falënderojmë Jeton Beqirin për kontributin e dhënë gjatë drejtimit të skuadrës dhe i urojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
Faleminderit, Jeton!
and then