Opsion te Shqipëria, zbulohet çfarë po ndodh me Brajan Grudën dhe përfaqësuesit e FSHF

Brajan Gruda nuk u preferua nga përfaqësuesja e Gjermanisë për Botërorin 2026. Te Kombëtarja e Shqipërisë ndërkohë dera mbetet e hapur, dhe kjo është konfirmuar nga trajneri Alban Bushi.

Tekniku i Shqipërisë U-21 u shpreh sot në konferencë për shtyp: “Mesa di, kemi kohë që e kemi kontaktuar. Ka 3-4 vjet që Drejtoria Teknike ka pasur kontakte të vazhdueshme. E kam thënë dhe herë të tjera që, nëse nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë, opsioni i parë do të jetë Shqipëria.

Është një lojtar me shumë potencial, përsa i përket cilësive që ai ka. Ka cilësi që nuk është se i kanë shumë te ekipi ynë Kombëtar, sidomos me skemën që luan Silvinjo, 4-3-3 ose 4-2-3-1, është shumë i përshtatshëm. Por me një skemë siç luan Kombëtarja U-21, do ta kishim të vështirë se ku mund të bënte pjesë sepse luajmë pa një sulmues anësor”.

Bushi konfirmoi kështu se kuqezinjtë nuk kanë hequr dorë, për sa kohë Gruda gëzon të drejtën që të përfaqësojë Shqipërinë. Sulmuesi i Brajton u shfaq së fundmi në Shkodër ku ndodhej për pushime.

Në rast se ftesa nga Gjermania do mungojë sërish në vazhdim, ekziston mundësia që 21-vjeçari të ndryshojë mendje. Fakt është se Bushi nuk e shikon të përshtatshëm aktualisht për formacionin e ekipit të tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×