Miqësorja me Shpresat e Shqipërisë, Italia paraqitet me “rezervat” dhe grumbullon një shqiptar

Kombëtarja shqiptare U21 do të luajë më datë 8 qershor një miqësore ndaj Italisë U21. Në teori, pasi në praktikë do të jetë një lloj Italie U21 “B”.

Ekipi me të cilin do të përballet skuadra e Bushit, nuk do të përbëhet nga zgjedhjet e para të përfaqësueses U21 të Italisë, pasi ata do të luajnë të grumbulluar me përfaqësuesen A të Italisë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut, sipas vendimit të trajnerit SIlvio Baldini. Ndaj për miqësoren ndaj kuqezinjve, ekipi i është besuar trajnerit të U20, Karmine Nunciata, i cili ka zgjedhur më shumë të rinj apo alternativa ndaj emrave të zakonshëm të U21. Kjo do të thotë se shumë janë lojtarë të akademive, apo luajnë në Serinë B e C.

Mes tyre ka edhe një shqiptar. Kristian Cama, mbrojtësi i Romës, ka origjinë shqiptare, por ka zgjedhur që të përfaqësojë Italinë me të cilën luan prej vitesh në të gjithë përfaqësueset e moshave.

LISTA E ITALISË

Portierë: Diego Maskardi (Specia), Lapo Siviero (Torino), Lorenco Torriani (Milan)

Mbrojtës: Uisdom Amej (Pianese), Adam Bakoune (Monza), Gabriele Kalvani (Frozinone), Kristian Cama (Roma), Nikolo Fortini (Fiorentina), Gabriele Guarino (Empoli), Brando Moruci (Empoli), Xhakomo Stabile (Bari).

Mesfushorë: Tomaso Berti (Çezena), Aron Çiamaljikela (Juve Stabia), Leonardo Kolombo (Monza), Matia Manini (Juve Stabia), Fabio Rispoli (Katanzaro), Kevin Zeroli (Juve Stabia)

Sulmues: Gabriele Alesi (Katanzaro), Mateo Lavelli (Inter), Alvin Okoro (Juve Stabia), Simone Pafundi (Sampdoria), Emanuele Rao (Bari), Dominik Vavasori (Atalanta).



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×