
Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar dje pas një ndjekje episodike të policisë greke rrugëve të Athinës. Fillimisht në Patisia u plagos me armë zjarri brenda dyqanit të tij, një shtetas pakistanez, ndërsa më pas autorët u larguan me një automjet duke kryer manovra të rrezikshme e përplasur me disa mjete, deri sa u ndaluan nga policia.
Dy shqiptarë dhe një grek u arrestuan ndërsa një i katërt arriti t’i shpëtojë prangave. Shqiptarët e arrestuar janë Jerasimo Korkuti 31 vjec dhe Adi Beqiri 27 vjec. Ngjarja ndodhi dje në orën 18.30 të pasdites, kur një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë. Autori i krimit hipi më pas në një BMË gri që po e priste jashtë dhe në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital.
Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Tsounta” në Bulevardin “Kifissou”, në rrugën për në Lamia. Atje, automjeti i dyshuar u përplas me tre ose katër automjete dhe u ndal plotësisht. Policia arrestoi tre persona, ndërsa një i katërt është në kërkim.
and then