VIDEO/ Aksident në Klos, përplasen dy automjete. Një viktimë dhe disa të lënduar! Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve nga aksidenti raportohet se një person ka humbur jetën. Vktimë ka mbetur Halil Gjashi, i cili ishte pasagjer në një prej automjeteve.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur shkaqet e përplasjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×