
Edon Zhegrova ka qenë një nga zhgënjimet e mëdha të këtij sezoni te Juventusi. I afruar me bujë si futbollisti që mund të bënte diferencën në krahun e djathtë, anësori i sulmit është kthyer në një zhgënjim absolut pasi nuk ka regjistruar as gola e as asiste në këtë sezon për t’u harruar të tij dhe të skuadrës.
Kjo ka bërë që në një artikull të “Gazzetta Dello Sport” ai të marrë nofkën “Zerova”. Kjo vjen nga krahasimi me të kaluarën në klub, ku prej 15 vitesh nuk shihej një dështim i tillë sa u përket anësorëve të sulmit që mbyllnin sezonin pa asnjë kontribut goli.
Gazeta italiane kujton se një sezon të tillë nuk e kishte përjetuar askush tjetër prej 15 vitesh, kur i fundit i ndalur në kuotën zero ishte Horge Martinez, i njohur si Malaka, në sezonin ku Juventusi i Delnerit e mbylli kampionatin në vendin e 7.
Zhegrova u ble nga Lilë për 14,3 milionë euro në fundin e merkatos së verës, por nuk ka lënë shenjë dhe tashmë prej kohësh qarkullojnë zëra se është plotësisht jashtë planeve të Spaletit. Të njëjtat burime tregojnë se trajnerit nuk i pëlqejnë gjërat që ka treguar Zhegrova, si prirja për të qëndruar gjithmonë në hapësirën e tij në krahun e djathtë, kokëfortësia e tij në pritje të topit në këmbë dhe paaftësia për të mbrojtur. Ndaj nga Zhegrova, ai u kthye në Zerova. Nga një armë taktike, në nëj dështim. Në verë, largim i tij drejt një tjetër destinacioni duket thjesht çështje kohe.
and then