“Final 4” drejt largimit, Superiorja e detyruar të ndryshojë formulë edhe nga… UEFA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pranoi në natën e të dielës së formula e “Final Four” nuk kishte qenë e suksesshme dhe tashmë do të vendosej brenda dy javëve të ardhshme edhe modifikimi i formulës së kampionatit.

“Kemi punësuar një kompani e cila do të na propozojë variante të ndryshme nga të cilat të zgjedhim”, tha numri 1 i FSHF-së, duke bërë të qartë se tashmë formula aktuale praktikisht kishte humbur ccdo vlerë, edhe nga ana sportive apo e marketingut.

Por përtej dështimit të saj të dukshëm, heqja e “Final Four” dhe fundi i një kampionati të stërzgjatur diktohet edhe nga nevojat e UEFA-s, të paktën sa i përket sezonit 2026-2027. Arsyeja është se nga 17 qershori i vitit 2027, deri më 4 korrik, Shqipëria do të jetë në bashkëpunim me Serbinë pritëse e Europianit U21.

Kjo do të thotë që “Air Albania”, ashtu si edhe stadiumet e Rrogozhinës, Elbasanit dhe Shkodrës, duhet të jenë në gjendje perfekte për fillimin e turneut dhe jo të mbingarkuara në javët para tij. Gjithashtu, edhe terrenet stërvitore që do u vihen në dispozicion ekipeve pjesëmarrëse, si stadiumi i Durrësit, ai “Selman Stërmasi” apo “Arena e Demave”, duhet të jenë gjithashtu në një gjendje shumë të mirë me standarte që kërkon UEFA.

Si rrjedhojë, mbyllja e kampionatit më herët dhe pa mbingarkuar terrenet sportive, i dikton FSHF-së që të gjejë një zgjidhje tjetër duke lehtësuar kalendarin për vitin 2027 e jo duke e mbingarkuar siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit. Kësisoj “Final 4” do të sakrifikohet duke zgjedhur një formulë që mundëson mbylljen e shpejtë të aktivitetit, me fokusin e FSHF që për vitin e ardhshëm do të jetë i gjithi te Europiani i U21.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×