Aksident fatal në Lushnje/ Humb drejtimin e mjetit dhe përplaset me bordurat anësore, humb jetën 43-vjeçari (EMRI)

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plasmasit. Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×